Presidenti Ilir Meta e konsideron një akt antiligjor miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë gjithçka për të parandaluar veprimet e njëanshme.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se reforma zgjedhore do të konsiderohej si kushti i parë i përmbushur për rrugën drejt BE-së.

“Si president kam përshëndetur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje u mbështet nga përfaqësuesit e Komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri. Reforma do të konsiderohej si kushti i parë i përmbushur. Marrëveshja tjetër e prish atë të qershorit dhe dëmton edhe ministrin tonë të Jashtëm edhe në cilësinë e tij si kreu i OSBE-së. Marrëveshja i hap rrugën përmbushjes të së parit prej 15 kushteve.

Sipas Metës, ndryshimet kushtetuese janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias dhe se Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për t’i miratuar

“Edhe OSBE Tiranë ka bërë me dije se është shumë vonë për ndryshime. Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për të realizuar ndryshime kushtetuese. Kanë vetëm 82 deputetë legjitimë përfshihen edhe 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes në bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuar. Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvëndësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *