Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë pozitiv me koronavirus. Lajmin e dha vetë Veliaj me anë të një postimi në “Facebook”. Ai deklaroi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të izolohet në shtëpi.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! 🙏🏻❤️”

Më herët, nga radhët e politikanëve shqiptarë u infektua edhe deputeti opozitar, Adriatik Alimadhi, i cili kaloi disa ditë i shtruar në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *