Tre magjistratë do te përballen me trupën e Vetingut javën e ardhshme. Anëtari i Gjykatës se Larte Admir Thanza dhe prokurori Kostaq Beluri do te dalin para trupës se Komisionit te Pavarur te Kualifikimit ne datën 10 e një dite me pas është prokurori Adriatik Cama.

 

Dy prokuroret janë kandidate për Këshillin e Larte te Prokurorisë e për këtë arsye janë pjese e listës qe duhet te kaloje me prioritet Vetingun. Ngritja e dy institucioneve, Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë mund te realizohet vetëm pasi te gjithë kandidatet për këto dy institucione te kalojnë procesin e Vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *