Lexova me vemendje materialin tuaj Znj Majlinda Zeneli ”VATRA e sotme me projekt anti shqiptar, qe synon vdekjen e saj”. Ju lumte. Keni bere nje analize te shkelqyer te aktivitetit te Federates Panshqiptare VATRA.

Ne kete analize kam pare se si nje zonje, intelektuale, patriote me guxim, kurajo, drejtesi, rreshton faktet konkrete te shkeljeve kanunore (ligjeve) te VATRES, ne te gjitha aspektet e aktivitetit te pseudo Vatraneve te ‘Rinj’, te cilet po e perdorin VATREN per interesat e tyre personale, mafioze. Ju argumentoni, mjaft qarte se rruga e nisur nga Dritan Mishto (i zgjedhur me vota i-legjitime ne kuvendin paraardhes), eshte rruge qe con drejt shkaterimit te VATRES, se si ai ka drejtuar Vatren sipas oreksit te tij grekofon edhe ne kohen qe mandati i kishte perfunduar, duke mos mbrojtur aspak idealet e Vatraneve, dhe te themeluesve te Vatres, Nolit dhe Konices.  Ky mafioz nen petkun “Gjenerate e Re”, me metoda qe vetem demokratike nuk jane, ja ka zbehur imazhin VATRES. Analiza juaj eshte shume e sakte, asnje presje nuk mund ti heqesh. Ju mbeshtes plotesisht, madje do ju beja thirje te gjithe Vatraneve te vertete, nen shmbullin tuaj,me kurajo civile, te bashkohen per te shpetuar VATREN nga kjo katastrofe. Themeluesit e VATRES nuk do te na e falnin kete tradheti te idealeve te saj, e cila ka simbolizuar gjithmone drejtesi, patriotizem, prosperioritet besnikeri ndaj kanunores. VATRA e vertete ngriti lart dinjitetin e shqiptareve te Shqiperise, Kosoves dhe gjithe trojeve ku jetojne shqiptare. Ne shqiptaret e Shqiperise kemi pare tek VATRA ç’eshte demokracia ne vendin me demokratik ne bote, ne Amerike, duke na orinetuar ne rrugen drejt se vertetes. Jemi frymezuar nga idealet e saj per permbysjen e sistemit komunist me te eger ne bote, te diktatorit Enver Hoxha, Millosheviç etj.

Kujtoj shpeshhere vitet kur degjonim fshehurazi ne radio “Zerin e Amerikes”, pasi ndiqeshim nga sigurimi I shtetit famekeq Hoxhian. VATRA ka qene ikone e pa zevedueshme per ne dhe transmetonte tek ne shprese per te ardhmen e femijeve tane, duke u bere nje mbeshtetje e madhe drejt fitores se demokracise ne Shqiperi.

Pas kaq shume vitesh, lind pyetja: Ku eshte VATRA sot?

Mishtovicet, Dalipovicet dhe kompani e katandisen (ashtu sic na argumentoni dhe ju znj Majlinda) ne nje vegel per interesat e tyre te ngushta dhe te mbrapeshta. Pra do te thoja qe analiza juaj duhet ti ngreje peshe VATRANET e ndershem kudo qe jane per t’i kthyer fytyren e vertete kesaj organizata mbareshqiptare, qe ne themel te saj ka mbrojtjen e identitetit shqiptar. Jam qytetare amerikane qe ne vitin 1993, nje enderr e papare per mua dhe familjen time. Komunistet me kishin bere gati transferimin tim nga Tirana (shtatzene ne muajin e tete), per te me derguar sanitare (isha mjeke kirurge), pasi vellai im Muhamet Kosovrasti (mjek) futet ne burg per agjitacion e propagande, dhe se im ate ishte qytetar amerikan, pra familje reksionare dhe e deklasuar. Im vella  nga denim kapital denohet me 25 vjet burg. Ai hyri ne burg ne moshen 33 vjec dhe doli 55 vjec nga burgu. Kjo do te thoshte qe per gjithe familjen time do te niste kalvari i gjate i persekutimit. Dy vellezerit e tjere Nijazi dhe Llokman Kosovrasti, nga pedagog te njohur te matematikes degdisen ne fshatrat me te thella. E pra komunizmi nuk ka kursyer asnje njeri, duke renduar  shpatullat tona si ne familje edhe ne jeten dhe karrieren profesionale.

Komunizmi eshte diktature, eshte persekutim. Demokracia me beri qytetare amerikane, afro 30 vjet perpara. Po kaq vjet kam qe ndjek dhe kontribuoj ne aktivitetin e VATRES, qe kur e drejtonte  i ndjeri Inxh Agim Karagjozi, i cili me ndershmeri dhe patriotizem ruajti  misionin e VATRES. Po kete rruge ndoqi me ndershmeri ne krye te VATRES edhe Dr. Bucaj. Por jo, nuk mundet asgje ti bejne VATRES, shqiptaret kane djem kurajoze, patriote te vertete qe po punojne me nje perkushtim te jashtezakonshem, per te kthyer ne identitet VATREN e Nolit dhe Konices.

Komisioni i 5 tetorit 2019, i perbere nga intelektuale me vlera ne VATER, po punon per te bere Kuvendin e vertete te saj, konform Kanunores se saj, kuvendi i cili do te mbahet ne prill 2020. Vleresoj ndihmesen shume te cmuar te Vatranit te ndershem, nje nga miqte e kahershem te mi Z. S. Bytyci per kontributin e pakursyer te tij ndaj ketij Komisioni.

 

Gjithashtu kam edhe disa pyetje per ate Pseudo Kuvend te Michiganit:

  • Ju z.Elmi Berisha i zgjedhur unanimisht nga ata delegate (qe vetem delegate nuk mund te jene),si kryetar i asaj Pseudo Vatre, date 22 dhjetor 2019, moret pjese ne mbledhjen e Komisionit te 5 tetorit 2019,dhe jo vetem qe ishit dakort me ta, por dhe ngritet lart punen e tyre, Pak kohe me vone ju moret pjese ne ate Pseudo Kuvend, ku me kenaqesi pranuat oferten per t’u zgjedhur unanimisht si kryetar i te adhtuquajtures VATER. Fill pas zgjedhjes, ne intervisten tuaj tek “Zeri Amerikes” deklaroni se do te perkrahni mendimet e shqiptareve te Tiranes dhe Prishtines……

Ju pyes, atehere si lejoni ju te perjashtohet nga Kuvendi nje dege e tere e VATRES ne Washington, me anetar te kahershem, te cilet kane plotesuar te gjitha detyrimet ndaj saj? Pra nuk pranoni mendimin ndryshe? Ne te njejten kohe lejoni qe ne gazeten Dielli ne gjuhen anglisht dhe jo shqip te shpallen te perjashtuar nga VATRA, anetaret e komisionit te 5 tetorit, te cilet jane prej disa vitesh anetar te devotshem te VATRES ,me detyrime dhe te drejta te plota?

Keni ju Z Elmi Berisha nje bosht ideologjik ke te besojme?

Si do ta drejtoni VATREN ju duke perjashtuar anetare te hershem te saj me kontribut te vazhdueshem?

  • Ju z.Dritan Mishto, qe kur u bere Kryetar i VATRES (ne rruge mafioze), e shkaterrove kete organizate me arrogancen tende, me metodat e tua mafioze, me orientimin tend greko-fil, duke demtuar rende imazhin dhe kontributin e VATRES dhe te shqiptareve neper bote.
  • Ju z. Dalip Greca, nuk te paskam njohur. Mos valle mendon se po punon ne gazeten famekeqe “Zeri i Popullit”, ku ti I sherbeve vite me radhe diktatures se Enver Hoxhes? Ju themi mjaft më me lojera djallezore ne kurriz te Vatraneve te vertete, se ata nuk kane me ta fale. Largohu sa nuk eshte vone z. Greca.

 

  1. Zydi Karagjozi, ti mua me njeh shume mire. Mos harro je djali i shume te respektuarit Agim Karagjozi, besnik i idealeve te themeluesve te VATRES, drejtues dinjitoz i saj per shume vite me radhe. Si dashamirese dhe mike e familjes tende te nderuar, do te te kerkoja te rishikoje edhe njehere qendrimin tend ne raport me VATREN dhe vatranet e ndershem dhe patriote, pa u ndikuar nga rrymat dhe makinacionet e komunisteve. Ti nuk ke asnje lidhje me pseudo vatranet, pasi si i lindur ne Amerike, ne vendin e madh te lirise, nuk mund te imagjinosh dhe te perceptosh se si pseudo shqiptaret punojne nen rrogoz, me metoda komuniste (te cilat ti sigurisht nuk i njeh dhe nuk i ke provuar), per te tjetersuar rolin dhe kontributin e VATRES ne sherbim te neokomunisteve. Kujto gjithmone amanetin e Nolit, Konices, Karagjozit, etj , qe VATRA, kjo organizate mbi 100 vjecare, qe tashme eshte kthyer ne Insituticion per shqiptaret e Amerikes dhe jo vetem, eshte e shqiptareve te vertete dhe atdhetare dhe jo e tradhtareve. Tradhetia ndaj VATRES eshte tradheti ndaj shqiptarise dhe kete prinderit e tu te nderuar nuk do ta falnin kurre. Ndoshta e respektuara e ndjera Rozi nena jote, do te ishte shume e ashper me ty.

 

Do ju beja nje thirje shume te sinqerte dhe miqesore miqve te mi te nderuar zoterinjve, Agim Rexhaj, Zef Bala, Ibrahim Kolari etj, ndergjegjesohuni dhe bashkohuni me Komisionin e 5 Tetorit 2019; mos bini pre e Pseudovatraneve greko-fil, organizoni Kuvendin sipas Kanunores me Vatranet e vertete, te kahershem, anti-komuniste, demokrate te vertete, i cili pritet te mbahet ne prill 2020 ne New York. Kuvendi i Michiganit eshte i jashte ligjshem (kete do ta vertetoje drejtesia amerikane).

Ne fund dua ate pergezoj, anetaret e ketij komisioni, qe me shume devotshmeri, perkushtim, patriotizem po shkojne drejt kthimit ne identitet te Federates Panshqiptare VATRA, per t’ja rikthyer ate shqiptareve te vertete, pasi ajo ju takon vetem atyre.

 

Dr.Hilmije Mara (Kosovrasti)

NY 4 Mars 2020

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *