Lëvizja Socialiste për Integrim përmes kryetarit të grupit parlamentar, Petrit Vasili, një ditë pas denoncimit të bërë nga PD-ja, ka kërkuar shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku me pretendimin se ka shkelur ligjin duke propozuar prokurorin Bujar Shehi për Këshillin e lartë të Prokurorisë.
Në deklaratën e tij Vasilit, është shprehur se kryeprokurorja nuk ka pritur përgjgjen e Autoritetit të hapjes së dosjeve për këtë prokuror, duke e lënë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në duart e njerëzve pa integritet
“Arta Marku ka shpërdoruar haptas dhe qartë një shpërdorim detyre nga më të rëndit, që ka prodhuar pasoja nga më katastrofike, për shkak se ndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë sot është ndërtuar nga njerëz, integriteti i të cilëve nuk është verifikuar. Ajo për të cilën Reforma në Drejtësi u ngrit, pra për të krijuar filtra të fortë, të pakalueshëm, të pakapërcyeshëm për kandidaturat e diskutueshme, me integritet të ulët etj, sot rezulton filtra të çara, sepse Prokurorja që jo rastësisht u zgjodh me 69 vota, pra për tu kapur nga mazhoranca, rezultoi që u vu në shërbim të kapjes dhe sot dokumentat, verifikimi zyrtar i përcaktuar qartë në ligj dhe në Kushtetutën e Vendit janë sot vetëm një leckë pavlerë në duart e një Kryeprokurore tërësisht të kapur. Pra të nderuar qytetarë, i drejtohet në datën 26 Tetor me një shkresë Autoritetit të Dosjeve, nuk pret fare përgjigjen e tyre. Autoriteti i përgjigjet me datë 22 Janar, pak ditë përpara, por kjo zonjë nuk pret fare vetëm 5 ditë pasi i çon shkresën Autoritetit, ia dërgon kandidatin si të përshtatshëm dhe ai zgjidhet, ndërkohë që mbas 3 muajsh vjen një shkresë, e cila rezulton me probleme serioze për këtë kandidat, i cili tashmë gëzon mandatin e KLP-së. Shkarkimi i menjëhershëm i Arta Markut. Duhet të ishte një përgjigje jo vetëm për respektimin e ligjit, por dhe për qytetarët, të cilët përfundimisht janë zhgënjyer, nuk mund të besojnë më kurrë tek kjo Reformë në Drejtësi, e cila rezulton më difektoze, më pamoral dhe më e keqe se ajo që lamë pas. ”
Gjithashtu në fjalën e tij Vasili ka kërkuar edhe ndjekjen penale të Arta Markut duke u shprehur se sa më shumë të qëndrojë prokurorja e përgjithshme në detyrë, aq më shumë kjo do të konsiderohet atentat ndaj drejtësisë.






Then me drejt, sa me Shum qe te qendroj prokurorja ne pozitë aq më rrezik do të jet qe kreu i LSI dhe PD të përfundojnë në qeli.
vasili, je i gjithe i teri idiote dhe jo fund kazani por fund pusete …..