Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se ministrja e Drejtëisë, Etilda Gjonaj vijon mashtrimin publik për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-deputeti akuzoi Gjonajn se ka falsifikuar dhe  mashtruar në funksion të kapjes së Gjykates Kushtetuese nga Rilindja.

 

“Gjonaj s’heq dore, por vazhdon mashtrimin publik per Kushtetuesen! Sot ne media Ministrja e Drejtesise ne detyre Gjonaj serish genjen pacipesisht dhe thote se ka zbatuar ligjin ne veprimet e saj per zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Gjonaj ka zero kompetenca. Perse Gjonaj nuk thotë çfarë kompetence i përcakton asaj Kushtetuta dhe Ligji per zgjedhjet ne Gjykaten Kushtetuese. Meqenese SPAK-u nuk e kryen detyren pergjigjen po e japim ne. Gjonaj ka zero kompetenca. Gjonaj ka falsifikuar e mashtruar ne menyre kriminale ne funksion te kapjes mafioze te Gjykates Kushtetuese nga rilindja.”

 

Ky reagim ka ardhur pas prononcimit të dhënë për mediat nga Gjonaj, për të cilën tha se “genjen pacipesisht” kur thotë se ka zbatuar ligjin per zgjedhjen e anetareve te Kushtetueses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *