Subscribe

Shoqata e Bankave te Shqipërisë ka hedhur poshtë pretendimet e raportit sekret te Kontrollit te Larte te Shtetit, per nje dem te shkaktuar ne procesin e kompensimit te parave te dëmtuara. Raporti i publikuar nje dite me pare nga Vizion Plus, evidentonte se ne Bankën e Shqipërisë mungonin 542 milion leke, para qe pretendohet se janë përfituar padrejtësisht nga bankat e nivelit te dyte. Por shoqata thotë se ky konkluzion, nuk qëndron dhe se nuk ka asnjë ankimim per këtë proces nder vite.

Në dijeni të AAB-së, por edhe të konfirmuar nga autoriteti mbikëqyrës, nuk ka asnjë reklamim apo ankimim nga klientët për trajtimin e kartëmonedhave të dëmtuara. Procedura rregullatore e zëvendësimit të tyre është rigoroze dhe shteruese. Bankat funksionojnë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor, rregullues dhe atë mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në të gjithë ciklin e përpunimit të kartëmonedhave dhe në mënyrë të veçantë të trajtimit të kartëmonedhave të dëmtuara e të papërshtatshme për qarkullim.

Ne reagimin e saj, Shoqata e Bankave e ve theksin te ligjet dhe aktet e tjera ne fuqi qe rregullojnë funksionimin mes bankave te nivelit te dyte dhe Bankës Qendrore. Per shoqatën, këto rregulla jane zbatuar plotësisht.

Marrëdhëniet e bankave tregtare me bankën qendrore janë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe praktikat më të mira bashkëkohore ndërkombëtare të regjistrimit, kontabilizimit dhe pasqyrimit financiar.

Raporti sekret i KLSH është shoqëruar edhe me pikëpyetje lidhur me saktësinë e te dhënave te tyre. Vete Banka e Shqipërisë, nuk e pranon këtë shkelje, ndaj përgjigjet lidhur me mekanizmin e ndjekur per mbledhjen, kompensimin e parëse se dëmtuar ne treg, duhet ta japin ekspert te fushës, apo edhe drejtësia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *