Subscribe

Të paktën në bashkinë e Shijakut dhe Kavajës deri në fund të vitit të gjitha familjet shtëpitë e të cilave u shkatërruan nga tërmeti i Nëntorit do të  futen në banesa e reja.

Janë 667 banesa në proces ngritje. Si fillim është proceduar me ndërtimin e shtëpive për familjet më në nevojë, si në rastin e Besnikes në Maminas, ku ishte kryeministri Edi Rama për t’i dorëzuar çelësin e shtëpisë së ndërtuar nga e para.

Inspektimin e nisi me një kritikë për pamjen e jashtme të ndërtesës një katëshe.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Unë jam bojaxhi , mungon një element i projektit, projekti ka një thyerje në ngjyrë.

 

Ndryshe nga Shijaku ku familjeve të dëmtuara nga lëkundja sizmike iu është premtuar një vit i ri në shtëpitë e reja, më e vështirë shfaqet situata në Durrës. Familjet e prekura nga tërmeti do t’u duhet të vazhdojnë të jetojnë me qira edhe përtej 2020-ës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Me pallatet në zonën e Durrësit, kemi vetëm probleme, sepse vetëm me i prish, na duhet kohë sepse nuk mund t’i prishim me dinamit, se hidhet në erë gjithë lagjja. Po i prishim pak nga pak dhe për pak kohë do t’i mbarojmë dhe do të fillojmë ndërtimin.

 

Më herët kreu i qeverisë ndoqi nga afër punimet në shkollën “Shaqe Mazreku dhe vizitoi zyrat e Institutit të Shërbimeve Shoqërore në Durrës, tashme me shërbime të digjitalizuara në pjesën e tyre më të madhe.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Qytetarët duhet të shmangin kontaktet fizike me administratën sepse duhet ta pranojmë që ka akoma probleme, zvarritje, sorollatje, pasi rritja e nivelit të vetëdijes të administratës është diçka që kërkon kohën e vetë. Me shërbimet online, në këtë mënyrë shteti vjen në xhep, jo dora në xhep e një nëpunësi.

 

Një ditë më parë në mbledhjen me drejtuesit politik të qarqeve, kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi shkarkime të gjithë atyre drejtuesve të institucioneve si qendrore dhe vendore që nuk u ofrojnë shërbimin e kërkuar qytetarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *