Mes ngjyrave të perëndimit dhe panoramës së jahteve të ankoruara, në Marina Orikum u hodhën themelet e Yacht Club Albania, një nismë që synon të krijojë një komunitet njerëzish të bashkuar nga pasioni për detin dhe aventura, por edhe që bashkëpunon e gjen mundësi të reja.
Xhoana Bogdani, pjesë e nismës, nënvizoi se Yacht Club Albania nuk synon të ketë një figurë qendrore drejtuese, por të ndërtohet mbi kontributin dhe energjinë e secilit anëtar.
Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë elegante dhe festive. Një performancë artistike me zjarr dhe një shorte me dhurata sollën emocione dhe spektakël, duke i dhënë aktivitetit një identitet të veçantë.
Më 20 qershor do të organizohet aktiviteti i parë i dedikuar anëtarëve të komunitetit, duke shënuar nisjen e një kalendari eventesh që synojnë të ndërtojnë ura bashkëpunimi, miqësie dhe përvojash të përbashkëta.
/vizionplus.tv





