Subscribe

Agon Amiga, rreperi i njohur shqiptar ka shpjeguar për herë të parë arsyet e largimit nga ‘Babastars’. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ai është shprehur se tashmë nuk ka më asnjë komunikim me anëtarët e grupit dhe se ajo që ka mbetur nga ‘Babastar’ është shumë larg suksesit të dikurshëm.  “Të them të drejtën nuk kam folur. E kam ndërprerë aty ku e kam ndërprerë. Gjithçka është e kohës. ‘Babastars’ ka qenë një ndër label-at më të mirë të kohës. Kanë ndryshuar shumë gjëra.”I pyetur nga moderatorja Evi Reçi, se si ka përjetuar situatën e krijuar prej covid-19, Agon ka shprehur se fillimet i ka pasur të vështira duke përjetuar edhe paranoja.  “Në fillim të tregoj të vërtetën kisha paranoja për djalin. Këtu ku jetoj ka shumë parqe dhe një pjesë e madhe e familjeve kanë fëmijë. Unë në orën 7 dal gjithmonë me djalin, qoftë borë apo shi. Dhe nisa të frikësohem. Por tani jam stabilizuar dhe më duket gjithçka okay”, u shpreh rreperi. Për fansat e muzikës së tij, Agon Amiga u shpreh se shumë shpejt do të vijë për publikun shqiptar me projekte të reja dhe shumë bashkëpunime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *