Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pretendimet për mbylljen apo kufizimin e profileve në rrjetet sociale që pasqyrojnë protestën.
Përmes një postimi, Rama i ka cilësuar këto pretendime si një “aludim të paturpshëm vizual” dhe akuzat si propagandë të ulët të kundërshtarëve të tij politikë.
Rama shprehet se është i zhgënjyer që një formë e tillë propagande vjen nga persona që, sipas tij, paraqiten si “demokratë evropianë”.
Ai ngre gjithashtu dyshime se pas kësaj fushate mund të qëndrojnë të njëjtat burime që, sipas tij, nxitën të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo” dhe kaosin në Ceuta.
Në reagimin e tij, kryeministri mohon kategorikisht çdo përfshirje të qeverisë në çaktivizimin apo kufizimin e llogarive në mediat sociale.
Në fund të postimit, Rama i cilëson ata që, sipas tij, përhapin këto pretendime si “një bandë dështimesh” dhe i akuzon se po përpiqen t’i japin jetë një “revolucioni” që tashmë është shuar.
POSTIMI I RAMËS:
Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një insinuatë vizuale kaq të turpshme?
Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe të turpërimit nga kundërshtarët e mi për aq kohë sa jam në politikë. Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që hiqen si demokratë europianë, është vërtet për të ardhur keq.
Po sikur e gjithë kjo farsë të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që ushqyen të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, shumë prej të cilave ushqyen gjithashtu kaosin në Ceuta? Pse? E thjeshtë: për t’i dhënë sërish jetë një “revolucioni” që tashmë është shfryrë. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që po. Por, me sa duket, jo për këta demokratë vetëm në emër.
Prandaj, më lejoni të jem i qartë: ne nuk kemi të bëjmë aspak me çaktivizimin apo kufizimin e ndonjë llogarie në rrjetet sociale dhe as nuk zotërojmë kapacitetin teknik për të kryer një operacion të këtij lloji.
Turp për gjithë këtë tufë dështakësh që përhapin marrëzira të tilla.
How can these agitators call themselves democrats while publishing such a shameless visual insinuation?
I have lived with the blame and shame games of my opponents for as long as I have been in politics. But when this low form of propaganda comes from people parading as European… pic.twitter.com/2sXqOLMx8v
— Edi Rama (@ediramaal) September 3, 2026





