E enjte, 22 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar seriozisht zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë dhe thatësira, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Reklamë

Sipas kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, deri tani nga flakët janë dëmtuar disa banesa, ndërsa një prej tyre është shkatërruar plotësisht.

“Zjarri është në një nga zonat më të thella të Lezhës, në Kalivaç duke dëmtuar disa banesa, ku një banesë është dëmtuar komplet. Ajo që është pozitive është se nuk ka dëme në njerëz. Po tentojmë që ta vendosim nën kontroll sa më shpejt. Zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë dhe thatësira.”

Reklamë

Në terren ndodhen banorë të zonës, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave.

Ndërkohë që është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë, me synim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Për momentin, nuk raportohet për persona të dëmtuar, ndërsa situata vijon të mbetet shqetësuese për shkak të përhapjes së flakëve dhe kushteve të favorshme për avancimin e zjarrit”, u shpreh Ndreu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë