Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar edhe një herë se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër se kurrë paqes.
Presidenti amerikan i bëri këto deklarata duke komentuar lirimin nga pala ruse të Steven Hubbard, një mësues në pension i cili ishte arrestuar pasi luftoi në anën e Ukrainës.
Ai tha se ky zhvillim erdhi pas një bisede që pati me presidentin rus, Vladimir Putinin për përfundimin e luftës, duke shtuar se Rusia”nuk dha asgjë në këmbim.
“Unë thashë, ‘A mund ta lironi Stephen Hubbard?’ … dhe tani ai është duke u kthyer”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë mbi krimin kibernetik.
Më parë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin shprehu vlerësimin e tij se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit.
“Konflikti ukrainas po i afrohet fundit”, tha Yuri Ushakov.
“Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me perspektivat e përfundimit të konfliktit.
Ai tha gjithashtu se Rusia është gati të rifillojë bisedimet trepalëshe me SHBA-në dhe Ukrainën në mesin e nëntorit. Bisedimet ka të ngjarë të mbahen në Abu Dhabi.




