“Dhuna është armik i të gjithëve”, Rama “intervistë” me të riun: Jam gati të dialogoj me çdokënd

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale lidhur me kërkesat e protestuesve dhe atë që po ndodh prej nëntë ditësh në Tiranë.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur një “interviste” me një prej protestuesve, ndërsa është rrugës për në Malin e Zi, ku do të marrë pjesë ditën e enjte në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
“🚗Në makinë me studentin protestues, duke shkuar në Budva për Samitin e Procesit të Berlinit🇦🇱🦅🇪🇺”, shkruan Rama.
Në bisedën mes Ramës dhe të riut, kryeministri Rama thekson edhe njëherë se është i gatshëm të përballet me çdo kërkesë dhe t’i përgjigjet çdo shqetësimi të protestuesve, por kjo duhet të ndodhë përballë dhe vetëm duke respektuar njëri-tjetrin.



