Kronikë
Dy zv.ministra të rinj dhe marrëveshja për Gazën, ja çfarë vendosi qeveria

Qeveria ka njoftuar këtë të mërkurë disa vendime të reja. Mes tyre janë renditur edhe dy ndryshime në qeveri.
Me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave.
Reklamë
Këshilli i Ministrave ka emëruar Anila Rexhën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Këshilli i Ministrave miratoi vendimet:
- Për “Disa ndryshime në vendimin nr. 787, datë 19.10.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026””.
- Ligji “Për Strehimin Social” – (në proces zbardhje)
- Për “Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bordit të Paqes, në lidhje me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”.
- Për “Shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare”.
- Për “Miratimin e procedurave dhe të kritereve për ndarjen e çmimeve kombëtare, kategoritë e çmimeve dhe masën e shpërblimit financiar për vullnetarët e vitit”
- Për “Disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 732, datë 16.11.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë””.
- Për “Miratimin e rregullave për përmbajtjen dhe formën e regjistrit elektronik të koncesioneve dhe partneritetit publik privat”.
- Miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2027 – 2029, të rishikuar.
- Për përcaktimin e procedurave, të kritereve dhe të rregullave për subvencionimin e shpenzimeve të udhëtimit, rastet e përfitimit dhe masën e pagesës për pjesëmarrje në kurset e formimit profesional.
Njëherësh janë miratuar dhe dy emërime në detyrë:
– Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
- Z. Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




