E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit, anija përfshihet nga flakët

Një anije mësohet se është përfshirë nga flakët në Portin e Shëngjinit.

Ngjarja sapo ka ndodhur. Menjëherë janë nisur drejt portit forcat zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Reklamë

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një bombulë e vogël, e cila mund të ketë pasur ende një sasi të mbetur gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara gjatë punës me metalet dyshohet se kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Situata është neutralizuar në kohë falë angazhimit të menjëhershëm të strukturave zjarrfikëse të portit, shërbimeve të sigurisë, dispeçerisë dhe punonjësve të shërbimeve portuale.

Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij dhe çdo pasojë të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë