E enjte, 29 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet “Lojtari i Muajit” te Real Madridi

Kylian Mbappe nis sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi francez është shpallur ‘Lojtari i Muajit’ për gushtin te Real Madridi, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me fanellën e “Los Blancos”.

Reklamë

Mbappe ka qenë një nga protagonistët kryesorë të startit perfekt të Real Madridit në La Liga, duke gjetur vazhdimisht rrugën drejt rrjetës.

Pas 3 javëve të para të La Ligës 2026/27, Mbappe ka statistika shumë të mira me Real Madridin

Reklamë

STATISTIKAT NË TRE NDESHJE

-270 minuta

-4 gola

-0 asistime

-15 goditje

-1 hat-trick ndaj Real Sociedad

-Shënoi edhe ndaj Malaga në fitoren 4-0.

Real Madridi ka fituar të treja ndeshjet e para, kundër Espanyolit (2-1), kundër Real Sociedadit (4-1) dhe kundër Malagas (4-0), duke grumbulluar 9 pikë nga 9 të mundshme.

Mbappe aktualisht është i dyti në renditjen e golashënuesve të La Ligës, me 4 gola, pas Raphinhas te Barcelona që ka 5.

Vazhdo të lexosh

Reklamë