Subscribe

Teatri kombëtar e nis këtë sezon ndryshe nga kurdoherë. Një ngjarje e madhe kulturore pret 14 trupa artistike nga të gjitha trevat shqiptare në skenën e re ArTurbina.

 

Bëhet fjalë për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit që për 7 ditë nisur nga 23 shtatori do të ngjisë në skenë më shumë se 14 shfaqje.

 

Veprat që do të vihen në skenë janë përzgjedhur nga bordi dhe drejtuesi I teatrit kombëtar hervin Çuli e mbeten vetëm detajet teknike që dramat të ngjiten në skenë.

 

Trupat teatrale të rretheve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi nisin përgatitjet nga sot në dy skenat e ArTurbina dhe sallën e Universitetit të Arteve.

 

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit rikthehet pas thuajse 20 vitesh që kur organizohej nga Vangjush Furxhiu e do të rrugëtojë nga data 23 e deri më 30 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *