Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 July 2026
Vizion fokus

Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave mund...

Infertiliteti, sfidë për çiftet, një në gjashtë të rinj...

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës në Tyumen,...

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u kërkon falje...

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, rekord...

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të...

Përdori këngën e saj në video lufte, Katy Perry...

“Jemi më pesimistë se dje”, asnjë shpresë për të...

Një person me makinë sulmon turmën gjatë Paradës në...

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Trupat e Koresë së Veriut tashmë në Kursk, Rutte: Ky është një përshkallëzim i madh i luftës në Ukrainë

28 Tetor 17:55

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte konfirmoi sot vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, duke theksuar se ky është një “përshkallëzim i rrezikshëm i luftës”.

Sot në mëngjes, një delegacion nga Republika e Koresë, informoi Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe partnerët e tjerë, Australinë, Japoninë dhe Zelandën e Re, për përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën Rusisë kundër Ukrainës.

“Mund të konfirmoj se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin e Kurskut”, tha Mark Rutte sot nga Brukseli, menjëherë pasi Këshilli i Atlantikut të Veriut u informua nga Republika e Koresë.

Sipas NATO-s, vendosja e trupave të Koresë së Veriut përfaqëson së pari, një përshkallëzim të rrezikshëm në përfshirjen e vazhdueshme të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë, së dyti, një shkelje tjetër të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe së treti, një zgjatje të rrezikshme të luftës së Rusisë.

“NATO i bën thirrje Rusisë dhe Koresë së Veriut që të ndalojnë menjëherë këto veprime”, tha Rutte më vonë, duke shtuar: “Thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut përbën një kërcënim për sigurinë e Indo-Paqësorit dhe Atlantikut të Veriut. Ai minon paqen në gadishullin Korean dhe nxit luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Pheniani tashmë e ka furnizuar Rusinë me miliona municione dhe raketa balistike që po nxisin një konflikt të madh në zemër të Evropës dhe po minojnë paqen dhe sigurinë globale.”

Në këmbim, Presidenti Putin i ofron Koresë së Veriut teknologji ushtarake dhe mbështetje tjetër për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Rutte gjithashtu theksoi se vendosja e trupave të Koresë së Veriut në Kursk është një shenjë e dëshpërimit në rritje të Putinit.

“Më shumë se 600,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e Putinit dhe ai nuk është në gjendje të vazhdojë ofensivën e tij në Ukrainë pa mbështetjen e huaj. Kjo është për shkak se ukrainasit po luftojnë me guxim, elasticitet dhe shkathtësi”, shtoi ai.

Në fund, Rutte tha se “Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin një Ukrainë të lirë dhe demokratike, sepse siguria e Ukrainës është siguria jonë”. Ai shtoi se sot u diskutua nevoja për të forcuar më tej mbështetjen ushtarake për Ukrainën./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Mark Rutte NATO Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave mund të investohen në tregun e kapitaleve

më shumë...

Infertiliteti, sfidë për çiftet, një në gjashtë të rinj e kanë të pamundur të sjellin në jetë një fëmijë

më shumë...

“Game Over” në Divjakë, arrestohen dy të rinj për organizim të lojërave të fatit

më shumë...

U kap duke paguar me euro të falsifikuara në karburant, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:00

Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e...

1:07

Infertiliteti, sfidë për çiftet, një në gjashtë...

1:00

Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e...

12:53

“Game Over” në Divjakë, arrestohen dy të...

12:49

U kap duke paguar me euro të...

12:43

Qëlloi me armë në ajër për të...

12:40

Vullnetarët pastrojnë Porto Palermon, Rama mbështet nismën:...

11:53

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës...

11:19

Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre...

11:04

Humb jetën elektriçisti në Pogradec, u godit...

10:53

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u...

10:38

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i...

10:11

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht...

9:53

Përdori këngën e saj në video lufte,...

9:41

“Jemi më pesimistë se dje”, asnjë shpresë...

8:47

Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën...

8:34

Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni...

8:27

Një person me makinë sulmon turmën gjatë...

8:19

Yjet flasin për dashurinë dhe portofolin, parashikimi...

8:14

Mot i kthjellët në gjithë Shqipërinë, temperaturat...

Më të klikuarat

  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia
  • U kapën me 2 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.