E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mot i kthjellët në gjithë Shqipërinë, temperaturat deri në 34°C

Shqipëria do të dominohet gjatë gjithë kësaj të diele nga moti i kthjellët, ndërsa vetëm në disa zona priten vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 11°C në zonat verilindore deri në 21°C në bregdetin jugor. Gjatë mesditës, termometri do të ngjitet deri në 34°C në Elbasan, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Në Tiranë, Durrës dhe Lezhë pritet një temperaturë maksimale prej 33°C, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë 32°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo do të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 18 m/s.

Në det parashikohet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë.

Në përgjithësi, dita do të jetë e favorshme për aktivitete në natyrë dhe pushime në plazh, megjithatë gjatë orëve të mesditës dhe pasdites këshillohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell për shkak të temperaturave të larta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë