Rikthehen shpërthimet me tritol me Fushe Krujë. Këtë herë shënjestër ishte drejtori i OSHEE-së për Fushë Krujën, Besnik Masha 29 vjeç.

 

Eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 3 të mëngjesit të hënës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe vetë banesa.

 

Në deklaratën e dhënë në polici Masha tha se nuk ka konflikte. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron 29-vjeçari. Pak kohe me pare i ka prere energjinë dy personave qe e kishin lidhur ne mënyrë të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *