E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Tregime fshati” në Boboshticë, aktivitet për promovimin e traditave dhe kulinarisë

Boboshtica është një nga fshatrat me të bukur turistike në juglindje qe tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj.

Koço Gjogji dhe Vera Gjergo tregojnë për mikpritjen dhe gatimet tradicionale të kësaj zone.

“Boboshtica me tërë kuptimin e fjalës është perla e Korçës dhe boboshtaret janë mikpritës, të gjithë që vijnë i kanë dyert e hapura, e njohur për rakinë e manit, bio. Siç e ka bërë Zoti. Gatimet boboshtare janë të shkëlqyera ndaj është i zhvilluar turizmi, dinë të presin mirë.”

“Është një produkt që është që në kohët e lashta që zihet me ujë, miell e kripë. Bëhet me çdo lloj gjelle. Bëhet me arme, qepë e gjize e bulmet. Eshte një produkt që shkon shumë, është e zonës dhe petullat e fshira me petë e djathë.”

Eronida Mataj, operatore turistike thotë se për të rritur numrin e turistëve të huaj duhet të ketë më tepër vullnet nga bizneset dhe institucionet për të ndarë informacionin e nevojshëm dhe promovimin e këtij fshati.

Aktiviteti “Tregime Fshati” në Boboshticë për dy ditë ka tërhequr operatorë turistike dhe agjenci të huaja të cilët janë njohur me atë çka ofron zona dhe mundësitë për bashkëpunimin me bizneset./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video