Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vijuar festimet e martesës së saj me bashkëshortin, Callum Turner, pas ceremonisë madhështore të zhvilluar gjatë fundjavës në Itali.
Artistja 30-vjeçare u fotografua të dielën në Palermo, ku mori pjesë në një takim festiv me familjarë dhe miq të afërt. Ajo tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë prej dantelle me mëngë të gjata, të kombinuar me bizhuteri ari dhe një model elegant flokësh të mbledhura bisht.
Dua u shfaq në humor të shkëlqyer teksa përshëndeste dhe bisedonte me të ftuarit në ambiente të ndryshme të festës, ndërsa më vonë iu bashkua edhe Turner. Aktori 36-vjeçar kishte zgjedhur një paraqitje më të thjeshtë, me këmishë me ngjyra të çelëta, kapele dhe syze dielli.


Festimet e çiftit nisën të premten me një mbrëmje mirëseardhjeje në Siçili, ku morën pjesë edhe emra të njohur të botës së artit si Joe Alwyn, Charli XCX dhe Troye Sivan.



Një ditë më pas, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvilluan ceremoninë kryesore të martesës në Villa Valguarnera, ku kurorëzuan dashurinë e tyre përpara familjarëve dhe miqve. Sipas mediave ndërkombëtare, atmosfera u bë edhe më e veçantë nga performanca e Elton John, i cili interpretoi këngën e tij ikonike “Your Song”, ndërsa mbrëmja u mbyll me një spektakël fishekzjarrësh.
Çifti kishte celebruar më herët në një ceremoni private në Old Marylebone Town Hall më 31 maj, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në vitin 2024. Fejesa u konfirmua gjatë vitit 2025, përpara se historia e tyre e dashurisë të kurorëzohej me martesë.
/vizionplus.tv





