Tre vëllezër janë konfliktuar për motive pronësie në njësinë Komsi të Matit.

Fatmirësisht policia ka mbërritur shpejt në këtë sherr brenda familjes në fshatin Midhë.

Ndërhyrja e efektiveve ka parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. S., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi  ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.

I. S., 45 vjeç dhe F. S., 42 vjeç, banues në fshatin Midhë, pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S., 58 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar drejt banesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *