Qeveria franceze ka aktivizuar 45,000 oficerë policie për të siguruar mbarëvajtjen e turmës që vijon ende protestat kundër vrasjes së adoleshentit. Kjo është vetëm një nga masat e shumta të ndërmarra, ku përfshihet ndalimi i transportit publik e deri tek koncertet.

 

Turma ka protestuar dhe ka shkaktuar disa incidente, duke shkatërruar objekte dhe biznese si dhe vënë flakën automjeteve të policisë. Si pasojë raportohen të jenë arrestuar mbi 900 persona, ku mes tyre disa ishin të mitur deri në 13 vjeç.

 

Presidenti francez ka bërë thirrje që turma të ruajë qetësinë dhe të ndalojë aktet e dhunës.

 

Qytetarë të shumtë francezë nisën protesta masive pas vrasjes së adoleshentit 17-vjeçar, i cili nuk iu bind urdhrit të oficerit të policisë për të ndaluar teksa ngiste automjetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *