Në një kohë që numri I viktimave në Itali nga Covid 19 ka shkuar tashmë në 21 mijë e 67, edhe humbjet ne radhët e bluzëve të bardha sa vijnë e bëhen më tragjike.

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Mbrojtja Civile por edhe Urdheri i Mjekëve në Italia, këtë të martë ( 14 prill) raportohet se numri i mjekeve që kanë vdekur është 116.

Vetëm këtë të martë kanë vdekur 4 mjekë të tjerë.

Por vec mjekeve dhe infermiereve, po rritet edhe numri I farmacisteve që kanë ndërruar jetë.
8 farmaciste kanë gjetur vdekjen deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *