Subscribe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mengjesin e kësaj të hëne në Pukë, ku burrë e grua kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tyre.

 

Petrit dhe Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç u dogjën në banesën e tyre në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne ndërsa në banesë ishin dhe katër fëmijët e çiftit si dhe gjyshrit.

 

Mësohet se fëmijët kanë arritur të mbijetojnë pasi janë hedhur nga kati dytë I banesës. Po ashtu ata kanë mundur të shpëtojnë dhe dy gjyshërit e tyre.

 

Trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma.

 

Ende nuk dihet shkaku I zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *