Një 31 vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të Liqenit të Thatë, në Tiranë.

 

Sipas policisë trupi i pajetë i të riut G. S., është gjetur rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë.

 

Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se 31-vjeçari, kishte 8 ditë që ishte larguar nga banesa dhe që familja ishte duke e kërkuar.

 

Paraprakisht nga kqyrja e trupit, nuk janë vënë re shenja dhune dhe dyshimet janë se vdekja mund të ketë ardh nga shkaqe natyrale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *