Kamarieri ngacmon seksualisht klienten
Kamarieri ngacmon seksualisht klienten

Shkodër- Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht  një 27-vjeçare, në lokalin ku ishte kamerier.

Vizion Plus mëson se i arrestuari është  Gjergj Dedushi.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gjergj Dedushi. 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *