Subscribe

Derbi i kryeqytetit të Shqipërisë në ligën unike shkoi për vajzat bardheblu të cilat mposhtën Partizanin me shifrat 88 me 82.

Në javën e tretë të ligës unike për femra Tirana i shkaktoi rivalëve historik humbjen e tretë në po kaq ndeshje të kompeticionit. Ishte gjithsesi një ndeshje e bukur në Fahrie Hoti, sidomos në dy periodat e para.

Vajzat bardheblu fituan periodën e parë 23 me 19,mirëpo përfundimi i pjesës së parë gjeti Partizanin në avantazh me rezultatin e përgjithshëm 40 me 39 për shkak të një periode të dytë të mbyllur ne avantazhin +5.

Në ekuilibër shkoi edhe pjesa dërrmuese e periodë së trete, mirëpo në minutat e fundit Tirana krijoi diferencën e madhe duke e mbyllur me +11 këtë periodë. Kjo në fakt bëri diferencën, pasi megjithëse vajzat e kuqe fituan periodën e fundit, nuk mundën të fitojnë takimin.

Te Tirana u dalluan Aida Palko dhe Enisa Qosja të cilat shënuan nga 25 pikë secila, ndërsa Partizanit nuk i mjaftoi Ornela Lalaj e cila përveç 23 pikëve, fitoi 12 topa në tabelë dhe dha katër asist, apo edhe 16 pikët e Xhekobson.

Tirana ka 2 fitore dhe 1 humbje tashmë, duke që e dyta në renditje bashkë me Prishtinës. Kjo e fundit u mund në Prizren nga bashkimi 54 me 51 dhe vajzat nga Prizreni tanimë kryesojnë të vetme me 3 fitore në po kaq ndeshje./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *