Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar një mesazh falenderimi për homologun e tij amerikan, Donald Trump. Në një postim në “Twitter”, Thaçi ka falenderuar Trump për të gjithë punën e bërë deri tani nga SHBA për të dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka paralajmëruar se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve do të nënshkruhet.

 

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar.”

 

Presidenti Trump emëroi në tetor ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *