Një stuhi e fuqishme goditi qytetin Timishoara në Rumaninë Perëndimore, duke lënë të paktën 8 të vdekur dhe mbi 76 të tjerë të plagosur.

 

Zyrtarët e shërbimeve të emergjencës sqaruan se erërat e forta me shpejtësi deri 100 km/h bllokuan lëvizjen në disa rrugë kombëtare, ndërsa transporti hekurudhor u paralizua për shkak të mungesës së energjisë, pasi stuhia ka rrëzuar shumë pemë.

 

Zyrtarët njoftuan se kanë pësuar dëmtime të shumta disa spitale, shkolla dhe apartamente, ndërsa dhjetëra qytete e fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimet emergjente thanë se disa prej viktimave ishin njerëz që shëtisnin jashtë shtëpive të tyre.

 

Sipas mediave vendase, era e fuqishme ka shkatërruar edhe zonat e banuara në kufi me Serbinë e Kroacinë.

 

Agjencia Kombëtare e Motit ka bërë paralajmërime për erërat e forta dhe stuhitë që  pritet të vazhdojnë edhe në disa qytete të tjera të Rumanisë Perëndimore. Banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe larg nga linjat e transmetimit të energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *