Subscribe

Kjo është murgeshe Mariana, 32-vjeçarja shqiptare qe i mbijetoi tërmetit te se mërkurës ne Itali. Thuajse 24 ore pas tragjedisë, ajo rrëfen momentet e tmerrit te përjetuar.

“Fillimisht nuk kuptova se ç’po ndodhte. U zgjova dhe pashe qe shtrati ishte gjakosur dhe isha plagosur ne koke. Dëgjoja nje zhurme nga larg, muret lëviznin. Shihja kudo gjak e pluhur, isha nen shok. Nuk dilja dot pasi dera ishte e bllokuar”.

Mariana beson se e ka shpëtuar nje engjëll.

“Une jam gjalle fale nje engjëlli. Nje djalë erdhi dhe me shpëtoi. Nuk ia dija emrin, e kisha pare ne kuvend ditët e kaluara, pasi ndihmonte nje familje te moshuarish, miq tane, por nuk kishim folur me pare. Ai hyri brenda, me mori nga krahu dhe me shpëtoi. Nuk di sesi e hapi derën dhe as si dolëm. Jam konfuze. Me pas dëgjova zerat e murgeshave te tjera qe kërkonin ndihme pasi, nuk merrnin dot fryme. Ky djalë qe me shpëtoi mua, rrezikoi jetën per t’i ndihmuar”.

Mariana ishte me fat, pasi 4 murgesha te tjera ne Amatrice nuk arritën te shpëtojnë. Edhe katër gra te moshuara qe strehoheshin ne te njëjtën ndërtese me te, rezultojnë te zhdukura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *