Kryeministrja e Britanisë së Madhe Tereza May do të vizitojë Maqedoninë. Menjëherë pas takimit Zaev-Cipras që do të mbahet në Sofje, May do të zhvillojë në Shkup takime me zyrtarë të lartë shtetëror, ku do të diskutojë për çështje të ndryshme. Sipas mediave maqedonase, kryeministrja britanike do të fokusohet tek çështja e emrit me Greqinë. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë të Britanisë së Madhe pas një kohe të gjatë në Maqedoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *