Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur një farmaci.

 

Sipas policisë arrestimi i shtetasit me iniciale R.A. është bërë pasi, u kap në flagrancë në tentativë e sipër duke vjedhur një farmaci në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *