Një 19-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë, pasi tentoi të vidhte një kioskë në qytetin e Fierit. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. S., i cili u arrestua gjatë orëve të vona të natës në lagjen “15 Tetori”, teksa tentonte të vidhte një kioskë në pronësi të shtetasit H. J.
Nga hetimet e kryera, i riu rezulton të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së baterisë dhe dokumentave të automjetit në pronësi të shtetasit R.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”.




