Tekstet e çuditshme në shkolla
Edhe pse dhjetëra libra janë hequr nga qarkullimi per cilësi te dobët, çudite me tekstet ne shkolla nuk mbarojnë. Ky është nje nga librat qe përdoret per orën e Vendlindjes per nxënësit e klasave te pesta ne Tiranë.
Është botuar ne vitin 2008 dhe gjate këtyre viteve nuk është rishikuar asnjëherë, per te pasqyruar ndryshimet e ndodhura ne jetën e kryeqytetit. Autori ka mbetur ne kohen e qeverise se drejtuar nga Sali Berisha dhe bashkisë me kryetar Edi Ramen, ku Tirana ka ende 11 minibashki.
Por nxënësit e sotëm nuk falin. Dine te tregojnë ndryshimet e ndodhura ne këtë 10-vjeçar. Ne 146 faqe krahas te dhënave te gabuara per ditët e sotme, ne libër gjen me shumice reklama biznesesh private. Madje edhe vendndodhjen e rrugëve e lidh me pozicionin e bizneseve qe kane ndihmuar ne botimin e librit.
Teksti i Vendlindjes është jashtë katalogut te miratuar nga ministria. Për kete arsye ne disa shkolla lejohet te blihet dhe ne shkolla te tjera e mbajnë vetëm mësuesit, ndërsa fëmijët marrin shënime.
Pas shqetësimit te ngritur edhe nga një grup prindërish te shkollës “Emin Duraku”, vetëm sot, drejtoresha e shkollës u ka komunikuar fëmijëve te mos e mbajnë ne çante.
Ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka asnjë reagim per kete botim qesharak per ditët e sotme, edhe pse kjo lende zhvillohet 2 here ne jave




