Subscribe

 

Eklipsi i diellit në SHBA, mund të konsiderohet si një nga ngjarjet më historike të vitit. Miliona amerikanë ndoqën drejtpërsëdrejti pamjet magjepsëse kur hëna filloi të mbulojë rrezet e diellit, momentin kur vendi u mbulua nga errësira për disa minuta rresht, si dhe fundin e eklipsit.

 

4.4 milionë njerëz ndoqën mbulimin televiziv të NASA-s, përfshirë edhe çiftin Trump. Bashkëshortja e presidentit dhe Donald Trump, shijuan pamjet e rralla të eklipsit. Për shumë njerëz ishte hera e parë që ndiqnin një eklips të plotë. Një 87-vjeçare ishte gjithashtu pjesë e personave që u mahnitën nga momentet magjike në qiell. Por jo vetëm kaq, një çift u kurorëzua në martesë vetëm pak çaste para eklipsit.

 

Stadiumet, parqet kombëtare dhe oborret e çdo shteti të Bregut Perëndimor të Amerikës së Veriut, u mbushën plot, ndërsa pjesa tjetër e Amerikës, Kanadasë, gjithë Amerikës së Veriut bashkë me një pjesë të Amerikës Jugore, Afrikës së Veriut dhe Evropës Perëndimore ndoqën vetëm eklipsin e pjesshëm. Ky eklips, është gjithashtu ngjarja e parë e tillë që nga viti 1918 ku rruga e errësirës kalon si në brigjet e Paqësorit ashtu dhe të Atlantikut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *