E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon protestuesit: Rama ik

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish protestuesve në mbështetje të Zvërnecit përmes publikimit të dy projekteve, të cilat thotë se janë realizuar nga bashkëinvestitorët që “ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane”.

Rama thotë se dy vëllezër të famshëm nga Katari e kanë paguar pronën me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, në bashkëpronësi me global Poëer Holding.

Duke iu referuar protestuesve Rama foli për shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë.

POSTIMI I EDI RAMËS:
NUK SHEH SYRI SHEH MENDJA????
Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë????
Po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit, të cilët fatkeqësisht janë manipuluar nga lufta hibride që po zhvillohet egërsisht në rrjetet sociale nga armiqtë e vendit tonë????
Kështu, siç e tregojnë këta dy ishuj në foto, e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar pronën me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Power Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë????
Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë powerholding.com që të kuptojë se kush po vjen në këtë Shqipëri të rilindur ndërkombëtarisht, e pse s’mund të vijë kurrë dot për të prishur po vetëm për të lartësuar????
Ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin????????????????‍♂️????????
Ah po, edhe duke bërtitur “Rama IK” se harrova.

Vazhdo të lexosh

Reklamë