E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Sandokan” në datën 3 janar, ora 21:00 në Vizion Plus! Rikthimi i një miti

Seriali i shumëpritur “Sandokan”, me protagonist Can Yaman, do të transmetohet në Vizion Plus më 3 Janar.

Drejtori i Programacionit në Vizion Plus, Fatos Risto, i ftuar në emisionin Mes’Drite, zbuloi detaje ekskluzive për nisjen e transmetimit në Shqipëri.

Reklamë

“Për herë të parë po e komunikojmë këtu: episodi i parë do të transmetohet në një mbrëmje speciale, si episod i dyfishtë, më 3 janar, të shtunën, në orën 21:00,” – u shpreh Risto.

Ai theksoi se “Sandokan” është një prodhim që ofron jo vetëm histori, por edhe një përvojë vizuale unike. “Ky është një nga prodhimet e risjella që të fton të reflektosh dhe të udhëtosh përmes pamjeve nga Tajlanda, Malajzia dhe Kalabria, si edhe përmes materialeve ekskluzive nga prapaskenat,” – tha ai.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Sipas Ristos, pjesa kryesore e xhirimeve është realizuar në një studio moderne LED 360 gradë. “Është si një makinë kohe dhe hapësire dixhitale: aktorët qëndrojnë në vend, ndërsa bota përreth tyre ndryshon me realizëm të plotë,” shpjegoi drejtori i programacionit.

Seriali fokusohet te Sandokani, një personazh që “fiton vetëdije për origjinën e tij dhe shfaqet si një burrë me zemër të madhe, i respektuar në luftime”, ndërsa përballë tij qëndron antagonisti James Brooke, i interpretuar nga Ed Westwick.

“Sandokan” pritet të jetë një nga prodhimet më të spikatura të sezonit, duke kombinuar aventurën, teknologjinë e avancuar dhe një kast ndërkombëtar.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë