Subscribe

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.

 

I pyetur për publikimin e listës me pagat e qytetarëve shqiptarë, Kraja u shpreh se nuk është në kompetencat e SPAK, hetimi lidhur me publikimin e databazës me pagat dhe të dhënat personale.

 

Nëse në skandalin e publikimit të të dhënave do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK, Kraja shtoi se ky institucion do të përfshihet në hetim.

 

“Prokuroria e Posaçme vepron sipas kompetencave, dhe hetimi i të dhënave nuk është në kompetencën tonë. Nëse përfshihen veprat penale të komptencave tona atëherëe ne do hetojmë. Ka hetim për të tre ionceneratorëve”, tha Kraja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *