Subscribe

Pas skandalit të gati një muaji më pare, ku 100 pasaporta shqiptare u vodhën në Greqi, Ministria për Evropën dhe Punet e Jashtme nisi menjehere nje hetim administrativ per te gjetur shkaqet dhe fajtoret e kesaj ngjarje te paprecedente.

Ne perfundim te ketij hetimi, Vizion Plus ka mesuar Ministri ne Detyre, Gent Cakaj ka firmosur lirimin nga detyra te Konsullit te Pergjithshem te Janines Pervin Gjikuria, i cili eshte gjetur pergjegjes per te gjithe proceduren e ndjekur ne transportimin e pasaportave.

Shkrese e cila, sipas ligjit, i eshte drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe efirmosur menjehere.

Por nderkaq, burime per Vizion Plus shtojne se hetimi administrative ka nxjerr pergjegjesi ne kete ngjarje edhe per Ambasadoren e Shqiperise ne Athine, Ardiana Hobdari, per te cilen eshte duke u zhvilluar nje proces disiplinor, por deri me tani nuk eshte marr asnje vendim perfundimtar per te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *