Për shkak të terrenit të vështirë shkëmbor operacioni për fikjen e vatrës së zjarrit në fshatin Bruç të Bashkisë Mat ka qenë e vështirë nga toka, megjithëse ndodheshin dhjetra forca.
Në orët e pasdites ka ndërhyrë një helikopter i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i cili ka bërë të mundur fikjen e vatrave të zjarrit që ishin ende aktive.
Në anën e lagjes “Gjestilaj” vatra e zjarrit ishte vënë nën kontroll në orët e paradites nga Forcat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Mat, të Shërbimit Pyjor, Shërbimit Zjarrfikës dhe dhjetra forca të armatosura.
Situatë problematike mbetet në zonën e Bulqizës ku vijon vatra e zjarrit në Kacni.





