Lacio po kalon një moment shumë të vështirë, dhe akoma më shumë pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga skuadra e Mantovës.
Pas sfidës ka patur një përplasje të fortë në dhomat e zhveshjes mes futbollistëve, trajnerit Gatuzo dhe Drejtirit Sportiv, Fabiani.
Ka qenë ky i fundi i cili ka kritikuar futbollistët menjëherë pas sfidës, duke theksuar se nuk kanë dhënë maksimumin.
Por në këtë moment ka ndërhyrë Gatuzo, duke kërkuar që të mos fajësohet asnjë futbollist, pasi ata dhanë gjtihçka kishin në fushën e lojës.
Burime brenda klubit kanë bërë me dije për mediat italiane se ky është vetëm fillimi, tensioni pritet të jetë edhe më i fortë javët në vijim.





