E diel, 18 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia arreston dy turqit që shoqëronin autorin me makinë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetasit turq, të cilët shoqëronin në makinën e tyre autorin e dyshuar të vrasjes së 21-vjeçarit portugez, Miguel Mendez.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Sokrat Vata, roje në një resort privat në Ksamil, goditi disa herë me thikë 21-vjeçarin portugez duke i marrë jetën.

Reklamë

Arrestimi i Vatës u bë në Levan, ku u gjet në bagazhin e një makine ku ndodheshin dy shettas turq, një burrë dhe një grua.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë dhe disa persona të tjerë të shoqëruar.  Krahas tre të arrestuarve deri tani, pritet të ketë dhe arrestime të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë