Subscribe

Qeveria ka në plan ta bëjë më detyrim sigurimin e banesës nga tërmeti, duke krijuar një agjenci të posaçme shtetërore, e cila do të menaxhojë të gjithë procesin.

 

Por ky projektligj, i cili është ende në diskutim, ka ngjallur reagime për skemën që do të përdoret, pasi disa pyetje nuk marrin përgjigje.

 

Hyrja në treg e një kompani shtetërore, vlerësohet si një “shtetëzim” dhe cenim i tregut të lirë

 

Në këndvështrimin tonë, skema e propozuar nuk është korrekte, jo vetëm sepse cenon tregun e lirë, i cili numëron tetë kompani private me aksionerë të huaj dhe që kanë eksperiencën e plotë për të ofruar këtë shërbim. Mbi të gjitha kjo qasje e qeverisë vlerësohet si një shtetëzim i këtij shërbimi, kur ndërkohë kemi vite që jemi në treg të lirë. Ndaj ne e kundërshtojmë këtë skemë, por jemi pro në parim me këtë nisëm, – shprehet Mimoza Hajadarmataj, sekretare e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Janë me mijëra ata individë që kanë një kontratë sigurimi banese për efekt kredie, por sipas projektligjit ata do të detyrohen të sigurohen dy herë, pra edhe në shtet.
Mbi të gjitha kjo nisëm duket e cunguar pasi, nuk përfshin sigurimin nga katastrofat siç janë përmbytjet, zjarret etj., por vetëm nga tërmetet me magnitudë 5 rihter e sipër.

 

Nëse sigurimin e banesës ia bën qytetarëve me detyrim, i ke hequr në këtë mënyrë të drejtën çdo individi të zgjedhë. Mbi të gjitha një pronë kërcënohet edhe nga katastrofa të tjera, siç janë zjarret, përmbytjet. Qytetari duhet të sigurohet sërish? Po krijojmë në konfuzin në treg, – thotë Hajdarmataj.

Shuma që do të paguhet do të përcaktohet me vendim qeverie, por mendohet se ato mund të arrijë deri në 30 euro në vit.

 

Sipas skemës së qeverisë, dëmshpërblimi përfshin vetëm dëmet në banesë, por jo kompensim për humbje jete, dëme shëndetësore apo pajisje banese.
Nëse tërmeti është më i vogël se 5 Rihter, por shoqërohet me dëme, nuk parashikohet kompensim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *