Subscribe

 

Nisur nga numri i lartë i aksidenteve me pasojë vdekjen, policia e shtetit bëri të ditur se ka angazhuar të gjitha kapacitetet, si njerëzore ashtu dhe logjistike, për të parandaluar tragjeditë rrugore, të cilat shtohen gjatë çdo sezoni veror.

 

Numri i patrullave është shtuar kryesisht në akset kombëtare, por shërbimet janë përqendruar edhe në zonat e banuara. Patrullat janë pajisur me radarë ne versionin “automatik” për të zbuluar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë limitet e shpejtësisë.

 

Ata janë vendosur në akset Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë, Elbasan – Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë dhe Fier – Tepelenë.

 

Për t’i ardhur në ndihmë policisë rrugore, në disa akse rrugore kryesore, janë angazhuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë si dhe patrullat e rendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *