Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen...

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi...

Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun...

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat...

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe...

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Deklarata e...

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis marshimi në...

Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, ambasada amerikane: Shtetet anëtare premtojnë 5 miliardë dollarë Gazën

19 Shkurt 13:15

Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare dhe përpjekjet e rindërtimit në Gaza.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë në një postim në rrjetin social, teksa ka ndarë një postim të Shtëpisë së Bardhë.

“Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare dhe përpjekjet e rindërtimit në Gaza”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për takimin inagurues të nismës së Bordit të Paqes, e krijuar nga Presidenti Donald Trump.

Kreu i qeverisë do të përfaqësojë Shqipërinë, si një anëtare themeluese, teksa vendi ynë do të ketë një mandat tre vjeçar.

19 shtetet e tjera e firmosën marrëveshjen në Davos më 22 janar, përfshirë këtu dhe Kosovën. Rama mungoi pasi në atë ditë priti në Vlorë për një vizitë vajzën e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump.

Takimi i kësaj të enjteje, do të zhvillohet në Uashington dhe punimet do të drejtohen nga kreu i shtetit amerikan ndërsa sfida e parë e këtij bordi është rindërtimi i Rripit të Gazës.

Gjithashtu, pritet që kreu i qeverisë shqiptare, përpos pjesëmarrjes në takimin e nivelit të lartë, të zhvillojë dhe takime të tjera me eksponentë amerikanë.

Përgjigjen pozitive të ftesës së Donald Trump, Rama e bëri me dije të djelën gjatë podcastit të tij, ku theksoi se vendi ynë nuk ka asnjë detyrim financiar gjatë mandatit të parë, por do të japë kontribut si një vend i cili më parë ka vuajtur nga një izolim total për shkak të diktaturës.

Sa i përket takimit, më herët Trump ka deklaruar se shtetet anëtare kanë premtuar një shumë prej 5 miliardë dollarësh që do të shkojnë për rindërtimin e Gazës.

Bordi pritet gjithashtu të dëgjojë më shumë detaje rreth Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, e cila do të mbikëqyrë Gazën sipas planit 20-pikësh të administratës Trump për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Rrip, të njoftuar vitin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë ka ftuar zyrtarisht 50 vende të bashkohen me Bordin e Paqes, me 35 udhëheqës që kanë treguar interes. Deri më tani, 26 vende janë bashkuar dhe janë caktuar si anëtarë themelues të bordit. Të paktën 14 vende kanë refuzuar ftesat.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Ambasada Amerikane bordi i paqes

Nga e njëjta kategori

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen e madhe ndaj Spanjës

më shumë...

54-vjeçari ndërron jetë në paraburgimin e Vlorës

më shumë...

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, Trump paralajmëron Iranin

më shumë...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi gati për betejë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit,...

10:59

54-vjeçari ndërron jetë në paraburgimin e Vlorës

10:48

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por...

10:27

A po pini mjaftueshëm ujë? Këto janë...

10:03

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën,...

9:47

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:22

Konfirmohet data, ja kur Trump do të...

9:10

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të...

9:05

Rritet numri i viktimave nga lufta në...

8:41

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për...

8:23

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

8:18

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç:...

8:00

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis...

7:45

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh...

7:09

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët,...

6:40

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:07

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon...

6:06

Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën...

5:54

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

5:40

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • “Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Dekla...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.