10 ditë pasi ministri Enea Karakaçi tha se mund të merren masa për të mbështetur transportin publik, Shoqata e Transportit i është drejtuar sot me një letër qeverisë duke kërkuar një zgjidhje emergjente nga institucionet që operatorët të përballojnë çmimin e rritur të naftës.
Në letër, ata paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, nga java e ardhshme mund të ketë më pak abutobusë në qarkullim.
“Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nëse institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe me lart, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët”, thotë shkresa.
Disa ditë më parë. operatorët zhvilluan dy takime me ministrin e Infrastrukturës dhe me ministren e Ekonomisë, për të diskutuar për kërkesat e tyre për subvencionim me qëllim që transporti publik të funksionojë normalisht gjatë kësaj periudhe ku çmimet po rriten.
/vizionplus.tv







