Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton...

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u...

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de...

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Krasniqi: Mazhoranca dhe opozita përgjegjëse për krizën politike në Kosovë

28 Prill 21:31

Kriza politike në Kosovë vijon të mbetet e pazgjidhur, teksa ende nuk ka një marrëveshje mes subjekteve politike për zgjedhjen e presidentit.

Analisti Agim Krasniqi në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, tha se mungesa e konsensusit politik po çon drejt dështimit të procedurës kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Ai shtoi se opozita ka vijuar bojkotin, duke bllokuar procesin.

Krasniqi theksoi se përgjegjësia për situatën bie mbi të dyja palët, por mazhoranca mban peshën kryesore, pasi ka mandatin për të ndërtuar institucionet.

Ai shtoi se kjo situatë është produkt i mungesës së një marrëveshjeje paraprake mes forcave politike, të cilat nuk arritën të gjenin një kandidat konsensual. Sipas tij, ekziston mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të ecë përpara me zgjedhjen e presidentit, ndërsa çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: Cilat janë lajmet e minutës së fundit, nëse ka në Prishtinë, në lidhje me krizën dhe në përgjithësi opinioni juaj për këtë krizë?

Agim Krasniqi: Po tani për orën 19:00 është paralajmëruar këtu seanca e radhës, mirëpo akoma diçka konkrete nuk ka. Po i ndjekim përmes televizionit. Por të them të drejtën nuk ka domethënë një marrëveshje politike për presidentin nga subjektet politike. Kjo faktikisht çon edhe deri te, të themi, dështimi në kuptimin e procedurës kushtetuese të përzgjedhjes së presidentit. Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Lëvizja Vetëvendosje dhe opozita në këtë rast, e cila deri më tani e bojkotoi seancën zgjedhore dhe e bllokoi faktikisht zgjedhjen e këtij institucioni.

Pyetje: Sipas mendimit tuaj, cili është më shumë përgjegjës për këtë krizë politik jo të sotmen, por prej dy vjetësh tashme, është opozita apo qeveria? Cili është mendimi juaj?

Agim Krasniqi: Që të dy palët kanë domethënë përgjegjësi dhe edhe fajësi. Mazhoranca mban peshën kryesore të përgjegjësisë për një arsye shumë të thjeshtë, ajo e ka mandatin për të prodhuar institucione. Ndërsa bojkoti nga opozita po shfrytëzohet si instrument bllokues i rendit kushtetues për ta zgjedhur këtë institucion. Por kësaj situate i ka paraprirë koha përpara se të vinim këtu, sepse subjektet politike do duhej të shfrytëzonin një marrëveshje konsensuale. Edhe pse kishte disa lojëra e kalkulime nga dy palët, nuk pati diçka konkrete dhe tani jemi futur në përfundim të rendit kushtetues. Sipas mendimit tim dhe logjikës që pamë më herët, Lëvizja Vetëvendosje me gjasë do ta zgjedhë presidentin dhe pastaj mbetet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse palët sigurisht që do t’i drejtohen asaj për ta qartësuar këtë çështje. Sipas asaj që unë vlerësoj, ka një kalkulim politik të Vetëvendosjes për të shtyrë datën e zgjedhjeve, sepse Gjykata Kushtetuese ka mundësi ta vonojë deri në tre muaj.

Pyetje: Zonja Osmani do të përfshihet në politikë si pjesë e LDK-së apo si parti më vete?

Agim Krasniqi: Unë mendoj që ajo do ta krijojë një subjekt politik më vete. E kemi parë në fushatë pas përfundimit të mandatit të presidentes; ka takuar qytetarë dhe subjekte, kështu që me gjasë kështu do të veprojë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Vizion Plus zgjedhja e presidentit

Nga e njëjta kategori

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta dhe benzina

më shumë...

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete, disa të lënduar

më shumë...

Protestë në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues të kantierit dhe përplasen me policinë

më shumë...

Rritet goditja ndaj krimit, Policia e Tiranës bën bilancin: 58 operacione në maj, qindra të arrestuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:08

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

11:56

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete, disa...

11:53

Protestë në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues...

10:57

Zhdukja e 34-vjeçarit, drejtori i Policisë së...

10:53

Rritet goditja ndaj krimit, Policia e Tiranës...

10:27

Përplasi qëllimisht me makinë katër persona, Prokuroria...

10:11

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni...

9:59

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve...

9:56

Vlorë, operacioni “Siguria” çon në pranga dy...

9:29

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën...

8:59

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale...

8:28

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i...

8:17

Çfarë ju pret këtë të shtunë? Yjet...

8:11

Moti sot, diell dhe temperatura të larta...

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec, SPAK: Sekues...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.